Comodita Home me donacion për Spitalin Geriatrik në Shkup

Sot, 08.10.2021 është Dita Botërore e mikpritjes dhe kujdesit paliativ dhe kujdesit për të moshuarit. Ekipi i Comodita Home, i udhëhequr nga Hariton Gaxhoski, ishte simbolikisht pjesë e ngjarjes së sotme dhe në suaza të shënimit të ditës, dhuroi dyshekë edhe për këtë institucion.

“Kujdesi për të moshuarit është një segment shumë i rëndësishëm i shoqërisë që lidhet me nevojat, cilësinë e jetës dhe dinjitetin e çdo personi. Secili prej nesh meriton ditë të bukura në të ashtuquajturën epoka e artë e jetës ku, përveç mbështetjes dhe kujdesit të familjes, ai do të marrë të gjitha nevojat në fushën e kujdesit paliativ nga ana e personave profesionistë. Ruajtja e shëndetit dhe kalimi i atyre ditëve me dinjitet, shumë shpesh si parakusht ka vetëdijen e të gjithëve ne, se u nevojitemi më të moshuarve.

Të udhëhequr nga kjo, ekipi i Comodita Home vendosi që donacioni i dytë i të gjithë donacioneve të parashikuara të jetë mu për ata që na kanë rritur, janë kujdesur dhe na kanë ndihmuar të jemi kjo që jemi sot. Ne të gjithë jemi fëmijë dhe nipër e mbesa të dikujt, dhe dashuria tregohet më së miri përmes përkushtimit dhe kujdesit për të dashurit.

Krenaria jonë e veçantë për markën Comodita Home janë mu dyshekët që janë prodhim vetanak. Fabrika e dyshekëve Comodita Home është fabrikë me një nga kapacitetet më të mëdha të prodhimit në botë. Duke pasur parasysh se ne kemi dyshekë, të testuar dhe të çertifikuar nga laboratorë shumë të specializuar, ne e dimë se sa i rëndësishëm është gjumi i mirë dhe se secili prej nesh e meriton atë. Dyshekët tonë do të jenë një ndihmë e madhe për personat e rritur në ISHP Spitalin e Specializuar për Mjekësinë geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup. “Strategjia jonë për të ndihmuar institucionet shëndetësore, familjet e rrezikuara dhe kudo që nevojitemi, vazhdon edhe më tej,” tha Hariton Gaxhoski në konferencën për shtyp.

LEXO EDHE:

Back to top button