“Covid 19” anulon derbin e madh të futbollit kroat

“COVID-19” mbetet një kërcënim për futbollin. Këtë problem, por në një masë të madhe duhet ta menaxhojë edhe ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria, Paolo Tramexani. Aktualisht, italiani është në stolin e kroatëve të Hajduk Split, klub që së fundmi është goditur nga “COVID 19”. Pas testeve të fundit, te Hajduku kanë rezultuar të infektuar plot 20 persona. Bëhet fjalë për 12 futbollistë dhe tetë pjesëtarë të stafit teknik.

 

Kjo situatë solli edhe anulimin e ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Sllaven Belupo, por edhe derbit të madh të kampionatit kroat, kundër Dinamo Zagrebit, më 21 shkurt. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet kjo përballje, pasi që fillimisht duhet siguruar se vala e infektimit te Hajduku është mbyllur për të mos rrezikuar përhapjen e virusit edhe në klube të tjera

LEXO EDHE:

Back to top button