Në sheshet e Prishtinës vendosen flamujt e Kosovës

Me afrimin e shënimit të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj të Kosovës në nder të kësaj feste.  Katër sheshet e Prishtinës tani po duken festive, ngase aty po valojnë flamujt kaltër e verdhë. Ndërkohë për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro.

Kështu u bë e ditur në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, ku janë renditur vendimet e Qeverisë në detyrë.  Po ashtu është zbardhur edhe agjenda shtetërore e aktiviteteve që do të zhvillohen në tri ditët e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button