Napoli humb edhe një futbollist tjetër përmes lëndimit

Hirving Lozano ka përsuar lëndim në ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A. Meksikani u largua nga loja në minutat e fundit të pjesës së dytë, ku Napoli mbeti pa një lojtarë, sepse Xhenaro Gatuso kishte kryer të gjitha zëvendësimet.  Napoli ka konfirmuar lëndimin e Lozanos, në faqen zyrtare të klubit.

 

“Ekzaminimet për Lozanon kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së dytë në femurin e këmbës së djathtë”, thuhej në komunikatën e Napolit.

 

Lozano pritet të mbetet jashtë për një muaj dhe kështu që do të humbasë ndeshjet në Ligën Europa, dhe mund të jetë jashtë ndeshjeve si  Atalanta, Benevento, Sasuolo dhe Bolonja në Serie A. Napoli tashmë është pa Kalidou Koulibaly, Faouzi Ghoulam, Diego Deme, Elseid Hysaj, Dries Mertens dhe Kostas Manolas.

LEXO EDHE:

Back to top button