Kosovë, një viktimë dhe 178 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha të hënën se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 178 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Rastet e reja rezultojnë nga testimi i 2,040 mostrave, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, viktima është regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 64,519, ndërsa i viktimave në 1,545.

Në total janë shëruar 56,028 pacientë – 267 prej tyre në 24 orët e fundit.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 6,946.

LEXO EDHE:

Back to top button