Covid-19, pesë raste të reja dhe tetë të shëruar në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se pesë raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga gjithsej 368 testime. Gjatë kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 557.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Tashmë termine për t’u imunizuar mund të bëjnë të gjithë ata që janë mbi moshën 18-vjeçare. MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca.

LEXO EDHE:

Back to top button