Cristiano Ronaldo dhe pasioni për orët, aksesorët e tij vlejnë miliona euro

Me një miliard dollarë të net worth Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në histori që arrin statusin miliarder. Futbollisti që tani luan me Juventusin, ka lindur në Funchal në 1985, në një moment kur familja e tij po kalonte një moment të rëndë ekonomik. Falë karrierës së tij në sport Ronaldo ka arritur të krijojë një pasuri marramendëse. Por në jetën e tij nuk është vetëm futbolli. Ndër vite Cristiano Ronaldo ka ditur të krijojë një seri projektesh dytësore që e kanë bërë të fitojë miliona.

Parfume, të brendshme dhe të tjera bashkëpunime ekonomike e kanë shtuar llogarinë e tij në bankë. Por si i shpenzon Cr7 paratë? Sigurisht Cristiano nuk ka turp të tregojë gjërat që blen. Makina ëndrrash, shtëpi luksoze, një yaht që kushton 6 milion euro, dhurata të shtrenjta për të fejuarën Georgina Rodriguez, një avion privat… dhe ora super të shtrenjta. Ndoshta janë orët pasioni më i madh i Cristiano Ronaldos. Kur bëhet fjalë për të blerë një orë të re, kampioni nuk kursehet aspak. Jashtë fushe, CR7 adhuron të tregojë ekzemplarët e tij të mrekullueshëm. Ora më e kushtueshme në koleksionin e tij është një model i Franck Muller 7008 T INV C INV.

Modeli me 424 diamante dhe një total 20 karatësh, ka një çmim marramendës, plot 2 milion dollarë. Mes orëve të preferuara të futbollistit janë një model Bulgari Octo Finissimo Tourbillion (700mije euro), një Hublot MP-09 Tourbillon (800mijë euro) dhe një Breguet Classique Grande Complications (750mijë euro).

Gjatë daljes së tij të fundit në tapetin e kuq në Dubai, ku ka marrë titullin ‘futbollisti i shekullit’, Cristiano Ronaldo mbante në dorë një orë të Franck Muller Cintrée Curvex Tourbillon. Vlera e saj ishte rreth 1.3 milion euro. Por kishte edhe një të veçantë që nuk i ka shpëtuar të apasionuarve mbas orëve. CR7 ka marrë pjesë në event së bashku me bashkëshorten Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Jr. Në pulsin e vogëlushit, vetëm 10 vjeç, ishte një orë e bukur Rolex GMT Master II tërësisht e mbuluar me diamante. Ky model shitet për 450 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button