Dabiq: Osmani përdor kryesimin e OSBE-së për PR personal

Dabiq: Osmani përdor kryesimin e OSBE-së për PR personal

Gazetar: Lluka Andreev

Maqedonia e Veriut nuk i shfrytëzon përfitimet nga kryesimi me OSBE-në, vlerësuan disa nga diplomatët në tribunën e VMRO-DPMNE-së kushtuar politikës së jashtme. Sipas tyre, Ministria e Jashtme po humbet mundësitë për të promovuar interesat shtetërore, për shkak të kuadrit jo të duhur.

“Ky kryesim është privatizuar plotësisht nga ministri Bujar Osmani. Ju mund ta shihni këtë në stafin që është vendosur në Mision, në ekipin e OSBE-së, ku nga njëzet njerëz keni vetëm një që ka pasur ndonjëherë përvojë me OSBE-në. Njëzet njerëz sikur janë zgjedhur qëllimisht që të mos kenë përvojë, dhe në të njëjtën kohë disa ambasadorë dhe disa diplomatë të lartë që kanë përvojë me OSBE-në janë mënjanuar me vetëdije”, tha Zoran Dabiq, ish-ambasador në OSBE.

Sipas ish ambasadorit të OSBE Zoran Dabiq, vendit i mungon infrastruktura, stafi dhe kapaciteti diplomatik për të ngritur qendër ndërmjetësimi të OSBE-së në Ohër, siç njoftoi së fundmi kreu i diplomacisë. Osmani pret që përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë, ku ende ka konflikt, të ulen së shpejti në të njëjtën tryezë. Nga ana tjetër, ambasadori Zvonimir Jankullovski theksoi se është një periudhë e vështirë për kryesimin e kësaj organizate, e cila është konceptuar si një platformë për dialog midis botës perëndimore dhe lindore.

“Siç luan ministri ynë i jashtëm, në kontekst të kryesimit, unë nuk e pashë se si ai arriti të amortizojë presionin në organizatë, në kontekst të sjelljes së Rusisë në organizatë, sepse është shumë e lehtë të përjashtosh Rusinë. Ju mund ta pezulloni atë nga anëtarësimi, por ky nuk është qëllimi i ekzistencës së OSBE-së”, u shpreh Zvonimir Jankulovski, ambasador.

Kryesimi i OSBE-së, Maqedonisë së Veriut i kushton të paktën pesë milion euro dhe tenderi i fundit është për një ngjarje që do të mbahet në dhjetor për nevojat e organizatës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button