Mungesa e mjekëve amë, gjithnjë e më e theksuar

Mungesa e mjekëve amë, gjithnjë e më e theksuar

Gazetare: Evi Shkopi

Vendi ka mungesë serioze të mjekëve amë, ata që janë po arrijnë moshën e pensionimit, ndërsa të rinjtë shohin shumë probleme të pazgjidhura dhe preferojnë të shkojnë jashtë vendit.

“Të dhënat e fundit tregojnë  se mosha mesatare e mjekëve amë në vendin tonë është 59  deri 60 vjeç, kjo tregon se po na plaket popullsia e mjekëve amë. Një numër i madh i kolegëve vazhdojnë të punojnë edhe më tutje si mjek amë vetëm që të ketë shërbim të mbrojtjes shëndetësore. Ndërsa mjekët e rinj shfaqin çdo ditë e më pak interes për shkak të numrit të lartë të problemeve ta pazgjidhura”, deklaroi Dragan Georgievski- kryetar i Shoqatës së mjekëve Amë.

Mjekët amë konsiderojnë se kërkesat  tyre kanë hasur në vesh të shurdhër. Dragan Georgievski, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Amë, tha se reformat po shkojnë shumë ngadalë  dhe kjo ngjall pakënaqësi te ata.

“Shpresojmë të na dëgjojë Zoti, meqë institucionet shëndetësorë i  zbatojnë reformat shumë ngadalë. Mjekët e rinj kërkojnë në shtëpitë e shëndetit kur doktorët shkojnë në pension,  të mund të vazhdojnë të punojnë në atë vend dhe mos mbesin në rrugë dhe pa punë. Kërkojë rroga të garantuara, në mënyrë konstante me rritjen e kapitacionit  të rriten edhe rrogat e mjekëve dhe infermierëve”, tha Dragan Georgievski- kryetar i Shoqatës së Mjekëve Amë.

Për momentin në vendin tonë ka 1400 mjek amë, por ky numër nga dita në ditë zvogëlohet, pasi të rinjtë largohen, më të moshuarit dalin në pension sepse nuk u është rregulluar statusi. Kjo bën që të humbet numër drastik i mjekëve. Duke marrë parasysh numrin  e popullsisë në vend, duhet të kemi rreth 2 mijë mjek amë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button