“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

Gazetar: Mefail Ismaili

Tre emrat e përfolur Bekim Neziri, Ardian Muça e Abdulselam Selami se janë në garë për degën e BDI-së në Çair nuk kanë përgjigje konkrete për ofertën për drejtimin e saj. Ata thonë se nuk janë të informuar zyrtarisht për garën dhe shprehen të përmbajtur nga komentet. Alsat kontaktoi me telefon ish ministrin e Ekonomisë, Bekim Neziri i cili tha se nuk është as i informuar dhe as i kontaktuar nga partia për një gjë të tillë, njësoj sikurse edhe ish-drejtori i Drejtorisë së Parqeve dhe Gjelbërimit, Ardian Muça. Pa informata konkrete edhe Abdylselam Selami, drejtor i Byrosë për Metrologji, i cili të paktën pranon se në Çair do të ketë zgjedhje, por sipas tij, kreu i degës do të duhet të gëzojë mbështetjen e kryetarit të BDI-së dhe qytetarëve të Çairit.

“Është fakt se do të ketë zgjedhje të rregullta në degën e Çairit, do të jetë kryetar i degës ai të cilin do e duan qytetarët e Çairit dhe do ketë përkrahjen pa rezervë të kryetarit tonë Ali Ahmeti, shkaku se ai është ai që vendos se kush në BDI është kryetar i degës”, tha Abdylselam Selami, BDI.

Po tu ofrohet kjo detyrë do e pranoni?

Nuk e kam menduar”, u përgjigj Selami.

Ditëve të fundit në opinion qarkullojnë emra dhe informacione për zëvendësimin e funksionarëve partiakë që janë pjesë e fraksionit në BDI, të ashtuquajtur si “Grupi i Zjarrit”. Madje, zërat në opinion thonë se dega do të kalojë në duart e ish ministrit Neziri. Një ditë më parë, në një deklaratë për Alsat, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se grupi i Artan Grubit i mbështetur edhe nga Ali Ahmeti po bëjnë veprime antistatutare. Mexhiti tha se këto veprime janë dëshmi që BDI-ja ka hyrë në një anarki të thellë, dhe shtoi se me një nismë më të thjeshtë në Gjykatën Administrative, e gjithë BDI-ja mbetet pa statut dhe pa organe partiake. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button