DAP-i nuk do t’ua bllokojë menjëherë llogaritë kompanive që kanë vonuar pagat e punonjësve

Pas reagimeve të djeshme në opinion se 12.000 kompani nuk u kanë paguar rrogë punonjësve të tyre për muajin shkurt, sot ky numër është ulur në 10.000. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për Alsat thonë se presin që numri i ndërmarrjeve që nuk e kanë respektuar afatin e pagesës, gjegjësisht datën 15 të muajit, të ulet në ditët në vijim dhe shumica e punëdhënësve të fillojnë t’i paguajnë punëtorët. Shumica e këtyre ndërmarrjeve janë duke pritur ndihmë financiare nga Qeveria. Drejtorja e DAP siguron që drejtoria nuk do t’i bllokojë menjëherë llogaritë e kompanive që vonohen, por nëse kjo situatë vazhdon, procedurat duhet të respektohen.

Ata që nuk kanë paguar pagën e tyre në kohë, përkatësisht nuk e kanë përmbushur afatin, u janë lëshuar vërejtje. Por, qëllimi ynë është të ndihmojmë kompanitë, e jo t’i bllokojmë ato. Ne presim që ligji të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të mundemi të fillojmë procedurën e duhur. Sigurisht që ekziston ai moment i tolerancës së caktuar, por jo edhe për ata që duan të kryejnë abuzime, ne e kemi parasysh atë- deklaroi Sanja Lukarevska Drejtoreshë E Dap-It.

 Nëse kriza politike në Kuvend vazhdon, Llukarevska thotë se do duhet të bëhen koordinime të reja me Ministrinë e financave dhe Qeverinë. Të dhënat e DAP thonë se në dhjetor nga pakoja e katër e masave ekonomike, mbështetje për rroga kanë marrë 13 210 kompani për diku mbi 66 mijë të punësuar.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button