DAP: Pronarët kanë përvetësuar për vete ndihmën shtetërore, nuk ua kanë dhënë punëtorëve

Pronarët e 179 ndërmarrjeve morën ndihmë shtetërore për t’i paguar pagat, por atë e kanë mbajtur për vete. Drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska, thotë se shteti është dëmtuar madje për 85 mijë euro, ndërsa rreth 340 punonjës nuk i kanë marrë pagat e tyre të tetorit. Vijon vërejtje, më pas pagesë e detyrueshme, por edhe kërkesë për përgjegjësi penale.

Krahas të gjitha vërejtjeve publike, përkundër faktit se kemi procedurë të duhur në Prokurorinë publike, të njëjtit ende nuk ua kanë paguar ndihmën punonjësve të tyre kurse e kanë marrë atë. Ligji kërkon sanksion për kundërvajtje, që është segment se si do të trajtohen këta jo-pagues – u shpreh Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

Disa nga pronarët që nuk u kanë dhënë paga punëtorëve, janë të njëjtit që kanë abuzuar me ndihmën për muajt prill, maj dhe qershor. Kryesisht bëhet fjalë për sektorët e shitjes me pakicë, transportit dhe kompanitë për ushqime të gatshme. Ndihmën në formë page për punonjësit e kanë përdorur afër 13 mijë kompani kurse lartësia e të ardhurave sillej prej 14,500 në 21,700 denarë për punonjës, varësisht nga rënia e të ardhurave. Kompanitë do të mund të aplikojnë edhe për muajt nëntor dhe dhjetor.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button