Zaev: Takim liderësh, deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit do të ketë takim liderësh, për ta diskutuar veton bullgare dhe krizën e pandemisë. Nëse Presidenti, Pendarovski nuk e organizon takimin, Zaev tha se këtë do ta bënte ai. Por kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski shprehu frustrimin ndaj Pendarovskit i cili kishte neglizhuar kaq kohë iniciativën e opozitës për harmonizim të një pozicioni kombëtar ndaj Sofjes. Mickoski i prerë se do të ulet në takimin e thirrur nga Zaev, por pa Pendarovskin. Ndërkohë kryeministri më herët kishte deklaruar se nuk ka nevojë për takim liderësh dhe se nuk i duhet Mickoski për t’u zënë me Borisovin.

LEXO EDHE:

Back to top button