Kuvend, nuk miratohet vazhdimi i “krizës”

Vazhdimi i gjendjes së Krizës arriti deri në Kuvend. Pas miratimit të rendit të ditës opozita e lëshoi seancën plenare, ndërsa pushteti nuk kishte 61 deputetë që të mund ta votojnë pikën e parë e cila vjen si kërkesë e Qeverisë pas propozimit të Shtabit të Krizës. Gjendja e krizës përfundon më 19 dhjetor, deri atëherë duhet të mblidhen së paku 61 deputetë që të miratojnë ligjin me vetëm një nen me çka parashihet që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2021.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button