Dauti: 120 amendamentet e ASH-së janë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve për një jetë më të mirë

Aleanca për Shqiptarët ka përgatitur mbi 120 amendamente sa i përket buxhetit të vitit 2021 e të cilat sipas deputetes së kësaj partie Ilire Dauti, janë kryesisht nevoja dhe kërkesa të qytetarëve të shndërruara në amendamente. Sipas saj disa prej tyre kanë të bëjnë me shëndetësinë, por një pjesë e madhe kanë të bëjnë me infrastrukturën, si domosdoshmëri e kohës për një jetë më të mirë.

Me prioritet i kemi parë ato problematika të cilat edhe janë aktuale për momentin, sidomos në sferën e shëndetësisë. Konkretisht në konsultime me mjekët amë dhe njerëz të tjerë të cilët janë të thirrur për këtë fushë, kemi kërkuar furnizim me kondensator mobil për oksigjen dhe oksigjenometër sepse  nga biseda me mjekët është konsideruar se kjo është nevoja më urgjente e të gjitha ambulancave të cilat janë në të gjithë territorin e vendit, do të thotë bëhet fjalë për ambulanca në nivel republikan. Ndërsa amendamentet që lidhen me investime, me infrastrukturën, ujin e pijshëm, kanalizim, rrugë lokale, regjionale dhe ndërtim të autostradave, janë të paraqitura si amendamente si nevoja që kërkojnë zgjidhje urgjente. Kemi edhe shumë amendamente në lëmin e arsimit, sepse për fat të keq kemi shumë vendbanime shqiptare kanë shkolla që nuk i plotësojnë kushtet elementare për të zhvilluar mësimin. Kemi edhe amendamente që kanë të bëjnë me ndërtimin e çerdheve”, deklaroi Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button