DEA kërkon bashkëpunim nga qytetarët shqiptarë: Na tregoni trafikantët e drogës!

DEA kërkon bashkëpunim nga qytetarët shqiptarë: Na tregoni trafikantët e drogës!

SHBA nxit këdo që ka të dhëna në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare të ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në numrin e telefonit dhe në adresën e e-mailit. Sipas njoftimit të bërë nga ambasada e shteteve të bashkuara në Tiranë çdo informacion do të shqyrtohet menjëherë nga agjentët dhe stafi i DEA-s dhe do të ruhet anonimiteti o denoncuesit dhe të gjitha të dhënat e tij do të mbahen të fshehta.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

LEXO EDHE:

Back to top button