Deanoski: Inflacioni më i lartë se rritja e pagave

Deanoski: Inflacioni më i lartë se rritja e pagave

Kryetari i Sindikatës së punonjësve të drejtorive, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPOGJ), Tërpe Deanoski, i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se edhe përkundër rritjes së pagës minimale, përqindja e inflacionit është shumë më e lartë se përqindja e rritjes së pagave në sektorin publik, shkruan Alsat.

“Vendosëm pagën minimale në vitin 2012, ndërsa inflacioni nga viti 2012 e deri tani nuk është rritur për një vit vetëm 14 për qind, është rritur mbi 60 për qind, ndërsa pagat në asnjë moment, flas për sektorin publik, nuk e kanë ndjekur rritjen e inflacionit”, deklaroi Tërpe Deanoski, SPOGJ. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button