Debati për komisionet anketuese – Gashi me dilema për ndikim në procesin gjyqësor

Debati për komisionet anketuese - Gashi me dilema për ndikim në procesin gjyqësor

Gazetare: Fatlume Dervishi

Grupet parlamentare duhet të koordinohen për dy nismat e dorëzuara në Kuvend, njëra e dorëzuar nga opozita për Komision Hetimor për Koçanin dhe tjetra nga pushteti për Komision hetimor për të gjithë tragjeditë deri më tani. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se ka kërkuar nga deputetët që të merren vesh dhe të bëhet vetëm një komision për këtë qëllim.

Vetë Gashi ka firmosur njërën nga nismat, atë të pushtetit për të gjitha tragjeditë, megjithatë thotë se ka dilema se komisioni hetimor për Koçanin në të njëjtën periudhë me zhvillimin e seancave gjyqësore, mund të ndikojë procesin.

Megjithatë Gashi thotë se deputetët që e kanë dorëzuar nismën, kërkojnë të locojnë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi.

Gashi sqaroi gjithashtu se dëshiron të marrë pjesë edhe në takimin e kreut të Komisionit të përhershëm hetimor me prindërit e viktimave të trasgjedisë në Koçan. Megjithatë ka kërkuar nga kreu i Komisionit Dimitar Apasiev që në mirëkuptim të caktojë seancën në një ditë tjetër, meqë atë ditë fillon debati plenar për propozim buxhetin e vitit të ardhshëm. Nuk dihet akoma nëse Apasiev ka gatishmëri për të caktuar seancën në një orar tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button