Debati publik për ndryshimet kushtetuese, së shpejti

Debati publik për ndryshimet kushtetuese, së shpejti

Pushteti planifikon të fillojë së shpejti debatin publik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që në muajt e verës të zhvillohet procedura edhe në Kuvend. Nënkryetari i LSDM-së Stefan Bogoev thotë se qytetarëve duhet t’u sqarohet se nuk ka asgjë të keqe nga përfshirja e popujve të tjerë në Kushtetutë. Bogoev këto qëndrime i dha në emisionin “Rruga drejt” i cili transmetohet sonte në ora 22:15 në Alsat.

“Praktikisht me përmbylljen e procesit të rikonstruimit të qeverisë, pres që të fillojë debati i gjerë publik për ndryshimet kushtetuese, praktikisht të fillojë diskutimi edhe me deputetët, edhe me sferën e ekspertëve, edhe me opinionin, t’u sqarohet qytetarëve se çfarë nënkuptojnë ato amendamente. Ato nënkuptojnë një pjesë e popujve, e bullgarëve, e malazezëve, një pjesë e torbeshëve, të hynë në Kushtetutë, të sqarohet dhe të diskutohet me ekspertët se si ato amendamente mund të duken por edhe të sqarohet se ajo gjë vetëm mundet ta përforcojë Maqedoninë dhe jo ta dobësojë. Nëse është gjithçka në rregull dhe nëse diskutimi publik dhe përfshirja e qytetarëve dhe e sferës së ekspertëve lëviz sipas ritmit të pritur, ndoshta është e pritshme që diku në maj të fillojë procedura në Kuvend”, tha Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button