Demi Lovato s’do ta linte vajzën që t’i ndiqte hapat e saj për tu bërë yll që në fëmijëri

Demi Lovato s’do ta linte vajzën që t’i ndiqte hapat e saj për tu bërë yll që në fëmijëri

Ish-ylli i shouit për fëmijë “Barney and Friends”, Demi Lovato, ka thënë se nuk do të donte që fëmijët e saj ta ndiqnin rrugën e famës që në fëmijëri, ashtu siç ka bërë ajo.

31-vjeçarja, karriera e së cilës ka filluar kur ishte 10 vjeçe, ka thënë se nëse ndonjëherë do të bëhej nënë nuk do ta lejonte vajzën e saj të futej në shoubiz në moshë aq të re.

“Do t’i thosha hajde të mësojmë për teorinë e muzikës dhe të përgatisim ty për ditën kur do t’i mbushësh 18 vjet, sepse para kësaj moshe nuk do të ndodhë. Jo që nuk dua të të shoh të lumtur, por sepse dua që të kesh një fëmijëri, fëmijërinë që unë nuk e pata”, ka thënë ajo për Hollywood Reporter, kur u pyet se po të ishte nënë, çfarë do t’i thoshte vajzës së saj nëse do të kërkonte të bëhej e famshme.

Këngëtarja, e cila është e fejuar me muzikantin Jutes, pati pranuar më parë se do të donte të kishte edhe një “Plan B” në mënyrë që të mos varej vetëm nga muzika.

“Fëmijës tim do t’i thosha që duhet ta bëjmë edhe një plan të dytë, gjë që është diçka që do të doja ta kisha bërë vetë në mënyrë që të mos varesha vetëm nga të ardhurat që bëja me muzikë”, ka thënë tutje ylli.

Ajo ka shpjeguar se kur ishte e vogël nuk i kishte punët mirë më babanë dhe donte të bëhej e famshme në mënyrë që t’i binte në sy atij e ta bënte krenarë.

“Por tani që jam përballur me problemet që kam pasur me babin, nuk më duhet industria aq shumë sa më është dashur më parë dhe jam krenare me veten që kam arritur këtu ku jam”, ka thënë Demi.
Më parë ajo pati pranuar që ka pasur vështirësi në adoleshencë sepse ka qenë në syrin publik pasi kishe shumë shoqe që dilnin dhe bënin “gabime”.

LEXO EDHE:

Back to top button