Dënim me 1 vit burgim me kusht për disa persona nga protesta e 17 shtatorit në Tetovë

Pesë persona të arrestuar për protesta e dhunshme në Reçicë të Vogël në Tetovë me 17 shtatorë, sot janë dënuar me një vit burg me kusht nga Gjykata Themelore në Tetovë, të njëjtit lihen në liri, përcjell Alsat. Të akuzuarit Blerim Ahmeti, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiki dhe Veton Aliti janë dënuar për kryerjen e veprës “sulm ndaj personit zyrtarë”.

“Të pandehurit kanë pranuar fajin ndërsa gjykata i dënoi ata me një vit burg me kusht, nëse ata e kryejnë veprën përsëri në tre vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, gjykata hoqi masën e paraburgimit, tha Besnik Asani, avokat i të pandehurit Blerim Ahmedi.

Ndryshe, protestat me 17 shtator u mbajtën në shenjë revolte nga ngjarja tragjike në kovid spitalin e Tetovës, ku mes tjerash, protestuesit kërkua përgjegjësi për 14 personat që humbën jetën në zjarrin që kaploi spitalin më 8 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button