Dënohet i riu nga Tetova, përdorte “flashera”

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se ka gjobitur një 20-vjeçar nga Tetova i cili ka përdorur drita të veçanta të policisë dhe zhurmues të policisë për të mënjanuar pikat pagesore, transmeton Alsat. I riu ka pranuar veprën dhe ka dorëzuar pajisjet.

“Policia e Tetovës dje rreth orës 21:00 i ka shqiptuar gjobë shtetasit Sh.S. (20), komfor Ligjit për Siguri në Komunikacion, pasi i njëjti në mënyrë të paligjshme me automjetin Audi me targa të Tetovës, duke përdorur të ashtuquajturën “Flashera” ka kaluar pa pagesë një pikë-pagesë në Zhelinë. Sh.S. gjatë bisedës ka pranuar veprën ndërsa “flasherat” janë çmontuar nga automjeti”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Policia e Tetovës informon se Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Transportit nga 31 janari deri me 1 shkurt ka shqiptuar disa sanksione për të njëjtën vepër.

LEXO EDHE:

Back to top button