GJKKO në Shqipëri ka vendosur që të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla. Po ashtu Llalla nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite.
Ndërkohë mësohet se Adriatik Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror. Llallës i është sekuestruar edhe një apartament në qytetin e Durrësit.
Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.








