Deputetët e Lëvizjes BESA në kuvend si të pavarur

Deputetët e Lëvizjes Besa të cilët ishin pjesë e koalicionit parazgjedhor “Mundemi”, kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se tash e tutje do të veprojnë si deputetë të Lëvizjes Besa. Kjo sipas deputetëve të partisë së Bilall Kasamit bëhet me qëllim organizimin e veprimeve të tyre në Kuvend në mënyrë më efikase. Deklarimi i tyre si deputet të ndarë nga grupi parlamentar nuk ndryshon përbërjen e trupave punues dhe as raportin mes LSDM-së dhe Besës si pjesë e shumicës parlamentare. Jo zyrtarisht Besa punon për të formuar grup të ndarë parlamentar.  

LEXO EDHE:

Back to top button