Deputetët miratuan uljen e TVSH-së për rrymën elektrike nga 18 në 5 për qind

Ulja e TVSH-së prej 18 në 5% për energjinë elektrike sipas opozitës është përpjekje e pushtetit për t’i manipuluar qytetarët para zgjedhjeve, pasi nga viti i ardhshëm qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të rrymës. Pas shpalljes së ndryshimeve në ligjin e TVSH-së në Gazetën Zyrtare, qytetarët për rrymën e shpenzuar do të paguajnë 5% TVSH.

Pushteti vendosi që para zgjedhjeve ta ulë TVSH-në që qytetarët të mos e ndjejnë çmimin e ri, por nga viti tjetër do të rritet TVSH në 10% kurse në vitin 2023 do të kthehet siç ishte apo 18% -tha Timço Mucunski- deputet i VMRO DPMNE-së.

Ministria e Financave, si propozuese e ndryshimeve, nuk ndërhyri në zgjidhjen ligjore, që ulja e TVSH-së të vlejë nga 1 korriku, siç ishte premtuar. Kjo do të thotë që deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare, qytetarët do të paguajnë fatura më të larta për energjinë elektrike për 12,3%. Pushteti arsyetohet se në ndryshimet ligjore nuk e kanë përfshirë 1 korrikun si datë për uljen e TVSH-së pasi besonin se deputetët këtë masë do ta miratonin më herët. TVSH-ja do të jetë 5 për qind deri më 1 korrik 2022, pas kësaj date do të rritet në 10 për qind, dhe në vitin 2023 do të kthehet në 18 për qind, siç ishte deri më tani.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button