Kim Kardashian flet për ankthin pas karantinës: Kisha frikë të dilja

Në një video të re, shkëputur nga Keeping Up With The Kardashians, Kim ka folur për ankthin e përjetuar pas karantinës. Ajo i rrëfeu Khloe-s si pandemia e koronavirusit dhe karantina pasuese ndikuan te gjendja e saj pas grabitjes traumatike në Paris në vitin 2016.

Ndërsa dy motrat po vizitonin shtëpinë e tyre të pushimeve në Malibu, Kim u shpreh:

“Kam ardhur në Malibu jo shumë kohë më parë dhe shkova në Nobu. Unë nuk jam larguar nga shtëpia ime që nga karantina. Isha aq e frikësuar. Njerëzit po përpiqeshin të arrinin te Kanye, të flisnin me të dhe të vinin tek unë e të kërkonin foto”.

“Është çmenduri që njerëzit ndihen kaq rehat për t’u afruar me dikë”, -u shpreh Khloe.

Tufa e fansave dhe paparacëve i shtuan stresin Kim-it. Dalja e saj e parë pas karantinës ia çoi ankthin në një nivel tjetër.

“Ndieja sikur kisha agorafobi*, pas grabitjes time në Paris,” vazhdoi Kim. “Doja të qëndroja brenda patjetër, e urreja të dilja. Nuk doja që askush ta dinte se ku isha dhe nuk doja të më shihnin.”

Pandemia e koronavirusit ndikoi për keq në procesin e shërimit të Kim.

“Unë ndjeva sikur po kthehesha mbrapa. Sapo kisha shkuar në Paris, sapo fillova të udhëtoja dhe më pas ndodhi karantina dhe isha si e frikësuar përsëri dhe nuk doja të dilja më”, pranoi Kim.

LEXO EDHE:

Back to top button