Ramosaj: “Hidrodrini” nuk do të ketë më nën menaxhim ujërat e Deçanit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim këtë komunë. Ai në një konferencë para mediave ka deklaruar se janë të lehtësuar që ka dalë një rezultat për analizat e ujit që janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sot ndjehemi më të lehtësuar për faktin që doli një rezultat, i cili na qartëson se çka ndodhi në këto raste. Edhe pse duhen ende analiza për t’u bërë, për të mësuar arsyet e tjera”.

“Ne si Komunë edhe si shtab për menaxhimin e kësaj emergjence kemi qenë këmbëngulës për ta pasë një përgjigje nga institucionet që kanë relevancë shkencore dhe që kanë përgjegjësi në këtë shtet. Këtë përgjigje e kemi marrë, të hënën e kemi pasur një shqetësim se analiza ka dalë në rregull, të martën në aspektin biologjik ka dalë se uji është i përdorshëm, por kur u bënë analiza më të thella ka dalë se diçka nuk është në rregull, pas kësaj IKPShK-ja i ka dhënë të gjitha rekomandimet se si duhet të veprohet”.

“Hapat ligjor janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një institucioni kredibil të Kosovës. Tash e tutje, unë do të flas vetëm për hapat politik dhe administrativ, po e bëjë publike që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë nën menaxhim më Deçanin. Kompania do të jetë kompani komunale që do të ketë adresim, do të ketë edhe taksat e qytetarëve që kjo kompani të jetë në standard më të lartë dhe t’i plotësojë kriteret e qytetarëve që të jenë për 24 orë të furnizuar me ujë”, ka thënë Ramosaj.

LEXO EDHE:

Back to top button