Deputeti shqiptar e quan Serbinë shtet fashist

Deputeti shqiptar e quan Serbinë shtet fashist

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi kërkon prezencë më të madhe të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare në Luginë të Preshevës. Sipas, tij, është e domosdoshme që institucionet në vend ta kenë prioritet çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Në këtë drejtim Kamberi e quan mendjeshkurtër kreun aktual të Preshevës Shqiprim Arifin, për shkak të deklaratave të tij që Kosova të mos ndërhyjë në Luginë. Sipas Kamberit, është jetike prezenca e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare në tri komunat ku jetojnë shqiptarët. Kamberi kërkon nga Kosova që të hartohet një program shtetëror për Luginën, ndërkaq thekson se prioritet i tij si deputet shqiptar në Serbi, është integrimi i barabartë dhe proporcional i shqiptarëve në organet shtetërore.

“Shpresoj për një prezencë sa më të madhe të Prishtinës dhe Tiranës në Luginë të Preshevës. Kjo është me rëndësi jetike për neve. Është mendjeshkurtër, shkurt pamës një politikan nga Lugina e Preshevës, i cili del dhe publikisht thotë se nuk ka çka përzihet Kosova në Luginë të Preshevës. Pa Kosovën, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e kanë fare mundësinë as të ekzistencës biologjike në këtë shtet, i cili me qindra herë ka dëshmuar se është fashist ndaj nesh. Prandaj, sa më e madhe të jetë prezenca e Kosovës këtu, qoftë me projekte, sugjerime, me këshilla, apo me cilën do metodë të veprimit për të ndihmuar nevojat e Luginës së Preshevës, do të jetë pozita jonë më e volitshme”, deklaroi Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button