Derbi që mund të vendos garën për titullin e kampionit në Premier Ligë

Sot vjen një superpërballje, një duel i nxehtë dhe mjaft i rëndësishëm për titullin si ai mes Man. Sitit  dhe Arsenalit, dy skuadra që bashkë me Liverpullin, po ofrojnë një garë spektakolare për të triumfuar në Premier Ligë.  Dy skuadrat do të përballen në orën 17:30 në “Etihat Stadium” për të ofruar një nga pasditet më spektakolare të futbollit britanik, me fituesen që do të hedhë një hap të rëndësishëm në garën për titullin, që ka hyrë në sprintin final.

Pep Guardiola përballë Mikel Artetës, ose mësuesi përballë nxënësit, matin forcat sërish si kundërshtarë, pasi e bënë këtë edhe sezonin e kaluar, me katalanin e Siti-t që fitoi duelin direkt dhe më pas edhe titullin kampion. Megjithatë “topçinjtë” vijnë më të pjekur dhe me më shumë eksperiencë këtë sezon, ndaj janë gati të servirin një hakmarrje të nxehtë, duke lënë pas në garën për titull, kampionët në fuqi të Man.  Sitit.

Skuadra e Pep Guardiolës, që kërkon titullin e katërt radhazi në Premier Ligë, ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Arsenalit, me humbjen e vetme të pësuar në fillim të këtij sezoni, 1-0 në “Emirates Stadium”.

“Qytetarët” synojnë gjithashtu të vendosin një tjetër rekord, atë të dy “tripletave” radhazi, pasi janë në fazën çerekfinalet e Ligës së Kampioëve, në gjysmëfinalet e FA Kupës dhe plotësisht në garë për titullin kampion.

LEXO EDHE:

Back to top button