VIDEO/Kampioni më i vjetër në botë, “nokauton” kundërshtarin 8 vjetë më të rinj

Erislandi Lara mbajti statusin e kampionit më të vjetër të botës në boks, pasi që  mposhti Majkëll Zerafa-n.  Kubani 40-vjeçar, i cili do të jetë 41-vjeç më 11 prill, së fundmi u gradua për t’u bërë mbret i peshave të mesme në vesrionin VBA dhe e mbajti me sukses rripin në mbrojtjen e tij të parë.

Lara ka qenë një emër i shquar në boks për një dekadë. Në vitin 2014, ai humbi një vendim të ngushtë kontestues ndaj Kanelo Alvarez dhe që atëherë është konsideruar si një boksier i ndërlikuar. Ai u rikuperua nga kjo disfatë për të fituar rripin e VBA ‘të rregullt’ në peshën super të lehtë. Në vitin 2016, ai u avancua për t’u bërë kampion i plotë i botës në peshën super të lehtë të VBA – një titull që e mbajti për dy vjet përpara se të rrëzohej nga froni nga Xheret Hurd.

Pasi u ngjit në peshën e mesme, Lara mori të njëjtën rrugë në 2021, duke pretenduar fillimisht rripin ‘e rregullt’ të VBA-s. Vitin e kaluar, ai u avancua për t’u bërë kampion botëror në peshën e mesme VBA, duke e bërë atë kampionin më të vjetër në boks. Në moshën 40-vjeçare, shumë sigurisht mendojnë se Lara tani është shumë më i ngadalshëm se sa ishte në kulmin e tij. Por, të shtunën në mbrëmje ai tregoi se ka ende shumë për të ofruar. Lara mposhti Majkëll Zerafa-n, me këtë të fundit që është tetë vjet më i ri, duke e nokautuar qysh në raundin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button