Dërgohet kërkesa për ekstradimin e Igor Spasovit

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht ka kërkuar ekstradimin e Igor Spasovit. Gjatë ditës së djeshme, pas kompletimit të dokumentacionit, kërkesa është dërguar deri tek pala bullgare të cilët më tej duhet të veprojnë ndaj të njëjtës. Kërkesën për ekstradim e ka nënshkruar ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ndryshe Igor Spasov u arrestua në Bullgari pas raportimeve për dhunë në familje, raportojnë mediumet bullgare. Gjatë kontrolleve të policisë është konstatua se ai po kërkohej nga Interpoli, transmeton Alsat. Igor Spasov kishte hyrë në Bullgari përmes Turqisë.

LEXO EDHE:

Back to top button