Derivatet përsëri lirohen, ndërsa çmimi i transportit prapë mbetet i njejti!

Derivatet përsëri lirohen, ndërsa çmimi i transportit prapë mbetet i njejti!

Edhe një ulje e re e çmimit të derivateve është regjistruar sot nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98, Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të ulen për gjysmë denari. Sipas KRRE-së edhe mazuti do të ketë ulje me gjysmë denarë. Por, transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve nuk heqin dorë nga vendimi për të mos ulur çmimet e shërbimeve të tyre, ndonëse kostot e transportit të biletave i patën rritur duke iu referuar ngritjes së çmimeve të derivateve. Autoritetet thonë se çmimi i naftës dhe derivateve të tjera është ulur me shpejtësi në periudhën e kaluar, çka do të thotë se ka ardhur koha që shërbimet taksi dhe transporti ndërqytetës me autobus të ulin çmimet dhe tarifat e shtrenjta, të cilat u përcaktuan kur nafta dhe benzina ishin mbi 110 denarë për litër. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button