Dështoi nisma e deputetëve opozitar kundër memorandumit bullgar

Në kuvend dështoi nisma e deputetëve të opozitës maqedonase për unifikimin e një qëndrimi kombëtar kundër memorandumit bullgar. Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së. Sipas tyre unifikimi i strategjisë në planin e jashtëm dhe linjave të kuqe ndaj Bullgarisë është i domosdoshëm. Kreu i VMRO DPMNE-së, Mickoski përmes një fjalimi në rrjetet sociale iu bëri thirrje qytetarëve të unifikohen që të mos lejohet të negociohet për identitetin, ndërsa i kërkoi pushtetit të mos luajë me ndjenjat e popullit maqedonas. LSDM u kundërpërgjigj me akuza ndaj Mickoskit se po mundohet ta rrënojë pozicion ndërkombëtar të vendit dhe ta rrezikojë të ardhmen evropiane, përmes qëndrimeve të këtilla anti-shtetërore dhe anti-evropiane.

“Bojkoti tregon dobësi. Bojkoti për çështjen numër “një” për Maqedoninë, meqë pos krizës së koronës nuk ka çështje më të rëndësishme, krijon precedent në Kuvend, për sjelljen e partive të tjera politike, para së gjithash ato të opozitës”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button