Detaje nga vrasja në Pejë, dy zyrtarët e PDK qëlluan ndaj njëri-tjetrit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Pejë ku humbën jetën kandidati për kryetar i komunës nga radhët e PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari tjetër i kësaj partie Blerand Kadrijaj.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se të dy personat kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë në ambientet e një lokali, pranë shkollës së mesme “Ali Hadri”, duke humbur jetën.

Nga të shtëna mbeti i plagosur dhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademajt. Në vendngjarje, policia sekuestroi dy pistoleta dhe disa fishekë.

Dyshohet se familja Ademaj kishte probleme të mëhershme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare, të dy viktimat janë takuar për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet.

Për ngjarjen e rëndë reagoi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët kërkuan zbardhjen e menjëhershme të saj.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, shkruan Osmani

LEXO EDHE:

Back to top button