Dhunë në protestat në Beograd, teksa nëna e një viktime nis grevë urie

Dhunë në protestat në Beograd, teksa nëna e një viktime nis grevë urie

Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të mbajtur në Beograd në mbrëmjen e 2 nëntorit në mbështetje të Dijana Hërkas, nënës së njërës prej 16 viktimave të vrara si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit një vit më parë. Ajo ka nisur grevë urie, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që, siç thotë ajo, i kanë vrarë fëmijën. Në protestë janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të protestuesve nga ana e mbështetësve qeveritarë që kanë qenë të mbledhur në një zonë tjetër. Më vonë kanë shpërthyer përleshje mes dy grupeve, mirëpo policia ka ndërhyrë shpejt dhe i ka ndalur ato. Studentët që protestojnë tashmë një vit, i kanë bërë thirrje secilit që të mos përfshihet në përleshje. Edhe një vit pas tragjedisë, askush nuk është shpallur fajtor. Tragjedia në Novi Sad i ka nxitur protestat më të mëdha në dekada kundër pushtetit në Serbi. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, diçka që regjimi i Vuçiqit i hedh poshtë vazhdimisht.

“Nëse doni të më vrisni, bëjeni, por unë nuk do të largohem që këtej. Nëse më ndodh diçka, e dini çfarë do të ndodhë”, deklaroi Dijana Hërka, Nëna e viktimës.

“Një grua që humbi djalin e saj filloi grevë urie dhe autoritetet sollën policinë për ta larguar. Kur ish-presidenti ishte në grevë urie, presidenti i atëhershëm Boris Tadiq shkoi ta vizitonte shkurt. Presidenti aktual Vuçiç nuk mund as të përballet me të”, tha Pavle Djuriq, Banor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button