Dibër: Sa votues dolën në raundin e parë e sa në atë të dytin?

Në Dibër ka përfunduar votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Është votuar kandidati i BDI-së Hekuran Duka dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Pocesta dhe dy mjekët specialistë, të cilët në raundin e parë nuk arritën të merrnin numrin e duhur të votave.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Rilind Hasa, tha për Radion Evropa e Lirë se deri në orën 19, kur ka përfunduar votimi, kanë votuar gjithsej 8.529 persona ose 43% e numrit të përgjithshëm të votuesve, që është 19.211.

Krahasuar me raundin e parë ka një rritje të numrit të votuesve që kanë shkuar në qendrat e votimit me mbi 400, pasi në raundin e parë kanë votuar gjithsej 8090 votues ose 42 për qind.

Përfaqësuesit e shtabit zgjedhor thanë se ankesa ka pasur në disa prej 27 vendvotimeve, por kryetari Rilind Hasa theksoi se KSHZ-ja do të japë informacione për to.

Në mesin e atyre që votuan sot ishin një numër i votuesve nga Dibra që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së, veçanërisht në Itali dhe Zvicër, por edhe nga Kosova.

LEXO EDHE:

Back to top button