Digjet bashkia e Bordeaux, francezët paralajmërojnë edhe një protestë

Digjet bashkia e Bordeaux, francezët paralajmërojnë edhe një protestë

Bashkisë së Bordeaux i është vënë zjarri, ndërsa protestat franceze vazhduan pasi u shpalosën planet e legjislacionit për të ngritur për dy vjet më shumë moshën e pensionimit.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, ndërsa vetëm në Paris sipas shifrave të siguruara nga ministria e Brendshme, pjesëmarrës në protesta ishin mbi 119 mijë njerëz.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin, derisa demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit, nga 62 sa është aktualisht në 64, shkruan CNN.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me datën e vizitës shtetërore të mbretit Charles III në Francë.

Gjithsesi, lidhur me protestat kanë reaguar krerët e shtetit përfshirë, kryeministren franceze Elisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin – dyshja kërkuan qetësimin e situatës.

Kujtojmë se që nga janari, ka pasur nëntë ditë protesta dhe sindikatat franceze kanë bërë thirrje për demonstratën e dhjetë me radhë, këtë të martë që po vjen.


Agravojnë protestat në Francë, qytetarët sulmojnë Bashkinë e Bordosë

Nuk ndalen protestat në Francë ndaj vendimit të presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensionit.

Mbrëmjen e së enjtes (23 mars), protestuesit i kanë vënë flakët Bashkisë së Bordosë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët. Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit, raporton BBC.

80 protestues janë arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa sindikatata nga ana tjetër, kanë bërë thirrje për të tjera protesta më 28 mars, datë e cila përkon me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin u përpoq të shuante çdo shqetësim përpara udhëtimit të Mbretit, duke thënë se siguria “nuk përbën problem” dhe monarku do të “mirëpritet mirë”.

Më shumë se 1 milion njerëz morën pjesë në protestat në Paris dhe qytete të tjera franceze për të kërkuar që qeveria të heqë ndryshimet e pensioneve. Shumica e francezëve kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin ai thotë se është i nevojshëm për të mbajtur të financuara arkat e pensionit.

LEXO EDHE:

Back to top button