Dimitrievska-Koçovska: VMRO-DPMNE angazhohet për tatim të sheshtë

Dimitrievska-Koçovska: VMRO-DPMNE angazhohet për tatim të sheshtë

Nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Dimitrievska-Koçovska e ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se partia e saj VMRO-DPMNE edhe më tej po angazhohet për tatim të sheshtë të ulët dhe përfshirjen në sistemin tatimor sa më shumë që është e mundur të një pjesë të ekonomisë gri.

“Po e udhëheqim të njëjtën politikë të tatimit të sheshtë, posaçërisht në kushte të ekonomisë e cila ka përqindje të lartë të ekonomisë gri, qëllimi duhet të jetë tatime të sheshta të ulëta dhe sa më shumë që të jetë e mundur përfshirje të ekonomisë gri që të mund të kemi një raport korrekt me të gjithë biznesmenët. Ndërsa më pas mund të flasim për ndryshimin e modelit të tatimit”, tha Dimitrievska-Koçovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button