Dimitrievska-Koçovska: VMRO-ja është e hapur për të gjithë ata që kanë qëllim dhe ide të mira për shtetin

Dimitrievska-Koçovska: VMRO-ja është e hapur për të gjithë ata që kanë qëllim dhe ide të mira për shtetin

Ish ministri i Financave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavrevski i cili ka qenë në krye të financave në periudhën prej 2009 deri në 2016, sot është pjesë e ekipit i cili punon me kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, tha nënkryetarja e kësaj partie, Gordana Dimitrievska-Koçovska e ftuar në “Magazina Ekonomike”. Sipas saj, në VMRO-DPMNE ka vend për të gjithë ata që kanë ide të mira për shtetin, shkruan Alsat.

“Stavrevski është pjesë e atij këshilli apo ekipi, i cili punon në mënyrë aktive me kryetarët e komunave, pas zgjedhjeve lokale. Ai është prezent tashmë një periudhë të gjatë. VMRO-DPMNE është parti e hapur e cila i pranon të gjithë ata njerëz të cilët kanë qëllim të mirë dhe ide të mira për shtetin”, tha Gordana Dimitrievska-Koçovska, nënkryetare e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button