Të mos e ofendojmë punëtorin e Maqedonisë, tha në paraqitjen e tij sonte në Alsat, në emisionin “Magazina Ekonomike” , kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski. Duke folur për pagën minimale, ai u shpreh i pakënaqur me qëndrimin e përfaqësuesit të Organizatës së Punëdhënësve, i cili tha se Marrëveshjest kolektive i kufizojnë në synimin e tyre për të rritur pagat e disa punëtorëve.
“Ne kemi Marrëveshje kolektive sipas degëve, dhe nuk do të lejojmë që t’i ofendojmë punëtorët e Maqedonisë, sepse disa nga punëdhënësit nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen kolektive në nivel dege. Do të ketë një punëtor të kënaqur dhe produktiv, nëse paguhet me dinjitet. Me 15.200, nëse punojnë dy veta, dhe ne e dimë se konsumi minimal është 34.893 denarë…”, thotë Dimovski.








