Punëdhënësit: Rreziqet e mundshme të rritjes së pagës minimale

Rritja e pakontrolluar e pagës minimale mund të shkaktojë disa pasoja të padëshiruara për kompanitë, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve. I pyetur nëse mund të priten pasoja nëse miratohet propozimi për pagë minimale prej 18.000 denarë, Dimitrov u shpreh:

“Rreziku i parë nëse paga minimale i afrohet pagës mesatare është se do të bëhet një “barazim”’, një numër i madh i punëtorëve do të jenë me të njëjtën pagë. Ata që janë më produktivë dhe ata që janë më pak produktivë do t’i bëni me të njëjtën pagë. Problemi i dytë është se kompanitë, sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive, nuk kanë mundësi të rrisin pagat në vende më të larta pune. Ju humbni motivimin e punëtorëve të mirë. Dhe jo vetëm që do të ndikojë në “barazimin”, por do të ndikojë edhe në numrin e vendeve të punës”, është shprehur Dimitrov.

LEXO EDHE:

Back to top button