Diners Club Maqedonia fiton të drejta ekskluzive franshize për 4 tregje të reja

Diners Club Maqedonia fiton të drejta ekskluzive franshize për 4 tregje të reja

Falë rezultateve të shkëlqyera, reputacionit të ndërtuar dhe investimeve dhe aktiviteteve të mëdha në treg, Diners Club Maqedonia fitoi lejen për të blerë të drejtat e franshizës për zgjerim në katër vende, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë, duke rritur tregun nga 2 në 16 milionë anëtarë potencial. Strategjia e kompanisë është që zgjerimi dhe menaxhimi i këtyre tregjeve të bëhet në mënyrë qendrore nga Shkupi, dhe hapi i parë është të mundësojë pranimin e kartave Diners Club International dhe Discover Financial Services në secilin prej shteteve, me të cilat anëtarët e Diners Club të Maqedonisë do të të jenë në gjendje të përdorin kartat e tyre dhe të marrin përfitime edhe në vendet fqinje.  “Më vjen mirë që mundi i investuar dhe rezultatet e suksesshme të të gjithë ekipit të Diners Club Maqedonia janë njohur nga Discover Financial Services, nën kompetencën e të cilit punojmë në Maqedoni. Në 2 vitet e fundit, pas blerjes së pronësisë së Diners Club Maqedonia, strategjia dhe aktivitetet tona janë fokusuar tërësisht në modernizimin e produktit, digjitalizimin e proceseve të përgjithshme në operim me qëllim të rritjes së kënaqësisë së anëtarëve tanë. Ne besojmë se puna e tanishme në Maqedoni, njohuritë dhe përvoja e ekipit janë bazë e sigurt për futjen e suksesshme të Diners Club në vendet fqinje” – thotë Bozhidar Jankovski, drejtor i kompanisë.

ALB – Diners Club Македонија соопштение за медиуми нови пазари

Diners Club Maqedonia ekziston që nga viti 1995 dhe në 27 vitet e fundit në kompani kanë ndryshuar 3 struktura pronësore. Në vitin 2020, kompania u bë 100% pronësi maqedonase për herë të parë dhe është e vetmja franshizë në nivel ndërkombëtar që është në pronësi të një personi fizik dhe jo të një institucioni financiar.

Diners Club Maqedonia operon në tregun maqedonas nën një franshizë të lëshuar nga Discover Financial Services në SHBA, një kompani ndërkombëtare që është e pranishme në më shumë se 200 vende, ka lëshuar më shumë se 280 milionë karta me një qarkullim të përgjithshëm vjetor prej 500 miliardë dollarësh.

Më shumë informacione  rreth funksionimit dhe shërbimeve të Diners Club Maqedonia mund të gjeni  në www.diners.mk

LEXO EDHE:

Back to top button