Disa lagje të Shkupit mbeten të pa pastruara nga mbeturinat
Disa lagje të Shkupit mbeten të pa pastruara nga mbeturinat
Gazetare: Melihate Rustemi
Pavarësisht temperaturave të larta, banorë të shumtë të Shkupit kaluan edhe një natë me dritare të mbyllura për shkak të erës së padurueshme nga mbeturinat të cilat në lokacione të caktuara akoma nuk janë pastruar. Banorët thonë se mos pastrimi i mbeturinave ka shtuar edhe numrin e insekteve.
“Sapo u ankuan fqinjët këtu se në mbrëmje ka shumë mushkonja. Kjo nuk ekziston askund”.
“Mbeturinat duhet të hidhen në ora 19 ndërsa në ora 24 të pastrohen që të kemi qytet të pastër”.
“Shumë ambient i ndotur, kundërmon erë e keqe. Kjo nuk ngjan në asgjë. Këtu banojmë. Si i kaluat këto netë? Assesi, me dritare të mbyllura, baktere sa të duash, miza plot, shumë e pakëndshme”.
Përveç mbledhjes së mbeturinave, qytetarët kërkojnë që ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” të bëj larjen dhe dezinfektimin e rrugëve.
“Kanë nisur të pastrojnë por kur do ta përfundojnë do ta shohim. Po ndjehet shumë, rreth kontejnerëve mbeturinat janë derdhur, kjo është jashtëzakonisht e ndotur. Ka shumë miza, minjtë shëtitën gjithandej. Duhet edhe të lahen rrugët por kjo varet nga komunalja”.
“Kjo është katastrofë. Nga I nxehti përhapet erë shumë e keqe, nuk mund të kalosh. Normalisht, duhet edhe të lahen rrugët, të bëhet dezinfektimi”.
Për shkak të protestës së punonjësve të Higjienës Komunale, Shkupi thuajse u mbulua nga mbeturinat të cilat nuk u pastruan për disa ditë radhazi. /Alsat.mk