Zjarri në burgun e Manastirit, evakuohen 18 persona
Zjarri në burgun e Manastirit, evakuohen 18 persona
18 persona janë evakuuar nga burgu i Manastirit, pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në repartin e paraburgimit. Disa persona janë dërguar në spital, por pa pasoja serioze për shëndetin e tyre. “Shërbimet e burgut fillimisht me aparate kundër zjarrit tentuan që vetë të shuajnë zjarrin, por pasi nuk ia dolën, menjëherë filluan evakuimin e 18 të paraburgosurve ndërsa në ndihmë erdhën pjesëtar të policisë së Manastirit, zjarrfikës dhe ndihma e shpejtë. Zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Organet kompetente po punojnë për zbardhjen e rastit. Jo zyrtarisht, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një person që ndodhej në paraburgim. /Alsat.mk