Disa njerëz besojnë se në oqeanin Atlantik, i shtrirë në perëndim të ngushticës së Gjibraltarit, shtrihet ishulli legjendar i Atlantidës

Disa njerëz besojnë se në oqeanin Atlantik, i shtrirë në perëndim të ngushticës së Gjibraltarit, shtrihet ishulli legjendar i Atlantidës

Vetë ishulli mendohet se është krijuar nga filozofi Platoni. Përralla e tij për një qytetërim fantastik që perënditë e zhytën në oqean si një ndëshkim për krenarinë dhe arrogancën e qytetarëve të tij, ka mbijetuar mijëra vjet. Dhe tani studiuesit mendojnë se mund të kenë gjetur frymëzimin e Platonit për një legjendë të tillë. Në një zonë në veri të ishujve Kanarie, në Spanjë, shkencëtarët kanë zbuluar një mal të madh të zhytur në ujë që ka të ngjarë të jetë fundosur në brigjet e ishujve miliona vjet më parë.

Mali detar, i cili është quajtur si Mount Los Atlantes, ka tri vullkane joaktive secila rreth 50 km në diametër, me bazat e tyre mbi 2 km nën sipërfaqen e oqeanit, sipas studiuesve nga Instituti Gjeologjik dhe Minierave të Spanjës (CSIC). Disa nga ishujt e humbur, edhe pas gjithë kësaj kohe, i kanë ende plazhet e tyre të paprekura. Ekipi tha se disa nga plazhet ndodhen vetëm 60 metra nën sipërfaqen e oqeanit. Gjatë epokës së fundit të akullnajave, kur nivelet e detit ishin shumë më të ulëta se sa janë sot, vullkanet joaktive do të jenë kthyer sërish në ishuj, të cilët mund të jenë përdorur për të mbajtur kafshë të egra.

Këto vullkane dikur ishin pjesë e një sistemi ishujsh që ndodheshin në lindje të Lanzarotes, në brigjet e Afrikës Perëndimore, gjatë epokës së Eocenit rreth 56 milionë vjet më parë, tha CSIC. Gjeologu dhe koordinatori i projektit dr. Luis Somoza tha për LiveScience: “Kjo mund të jetë origjina e legjendës së Atlantidës” duke iu referuar përrallës së filozofit të lashtë grek. Në një deklaratë ai tha: “Ata kanë qenë ishuj në të kaluarën dhe janë fundosur, ende po fundosen, siç tregon legjenda e Atlantidës. Disa prej nesh kanë mundur të verifikojnë që ata ende i kanë plazhet e tyre.

Ekipi i gjeologëve shkoi në bordin e Sarmiento de Gamboas, një anije oqeanografike e CSIC, dhe përdori një mjet të avancuar të drejtuar nga distanca (ROV) për të vëzhguar ujërat në thellësi rreth 2.5 km për një kuptim më të mirë të aktivitetit vullkanik të rajonit. Zhytja ishte pjesë e projektit të ekipit Atlantis, i cili synon të kuptojë aktivitetin vullkanik dhe hidrotermal nënujor në rajon.

Ata vlerësuan gjithashtu gjendjen e shtratit të detit rreth arkipelagut nga 27 qershori deri më 6 gusht për të kërkuar shenja të magmës dhe aktivitetit vullkanik nënujor që mund të paraqesin rreziqe për popullsinë e Spanjës në të ardhmen. Disa nga vullkanet në rajonin nënujor mund të jenë më modernë sesa mendohej më parë dhe mund të jenë ekuivalentët nëndetëse të sistemit vullkanik Timanfaya të Spanjës, sugjeroi ekipi.

Studiuesit shikuan gjithashtu se si formohen mineralet nënujore në kushte të tilla ekstreme, si dhe nivelet e mikroorganizmave të ujit që inkurajojnë formimin e metaleve si mangani, kobalti dhe fosfatet, të cilat janë të rëndësishme për tranzicionin e energjisë. Ekipi do të analizojë mostrat e mbledhura nga Los Atlantes për të datuar shkëmbinjtë vullkanikë dhe për të përcaktuar kur ishujt filluan të fundosen.

Studimi pasqyron gjithashtu gjallesat e shumta që ndodhen në shtratin e detit pasi rrjedhat e lavës nënujore formuan deltat e lavës, duke zbuluar se si jeta nënujore rilind pas shpërthimeve të fundit me kopshte të reja koralesh dhe sfungjerësh, ose zona të mbuluara me baktere pranë burimeve hidrotermale.

LEXO EDHE:

Back to top button