Disa të vdekur pas të shtënave në Hamburg të Gjermanisë

Disa të vdekur pas të shtënave në Hamburg të Gjermanisë

Raportohet se disa persona janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë.

Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën veriore të qytetit Alsterdorf.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një kishë në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel.

Mediat lokale e identifikuan vendndodhjen si qendra e Dëshmitarëve të Jehovait.

Në një deklaratë në Twitter, policia tha se “nuk ka informacion të besueshëm për motivin e krimit” dhe ata i bënë thirrje publikut që të mos përhapin supozime ose thashetheme.

Banorëve aty pranë u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.

LEXO EDHE:

Back to top button