Scholz: Nuk shoh vullnet nga Putin për të negociuar për paqen në Ukrainë

Scholz: Nuk shoh vullnet nga Putin për të negociuar për paqen në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se nuk ka asnjë vullnet nga ana e presidentit rus Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Për momentin, për fat të keq, nuk shoh ndonjë vullnet nga presidenti Putin për të negociuar”, ka thënë Scholz duke shtuar se Ukraina duhet të vendosë se cilat kushte është gati të pranojë për paqen.

Duke u ndalur në temën e furnizimit me energji, Scholz shprehu besimin e tij se Gjermania do ta kalojë dimrin e ardhshëm shumë mirë, pavarësisht sfidave që kanë lindur si pasojë e luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button