Dita e 15-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para sheshit Skëndërbej dhe ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: ‘Revolucion’, ‘Shqipëri e re’
Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë.
Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.
Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.
Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe më pas marshimi të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit./tch.








