Zvicra voton sot për kufizimin e popullsisë së vendit

Zvicra po voton këtë të të diel për të vendosur nëse do të mbështesë një propozim për të kufizuar popullsinë e vendit, nëpërmjet një referendumi, i cili është krahasuar me votimin për Brexit në Britani dhe mund të ketë pasoja të gjera për ekonominë dhe marrëdhëniet e Bernës me Bashkimin Evropian.

I nxitur nga shqetësimet për emigracionin, presionin mbi shërbimet publike dhe mungesën e banesave, ndryshimi kushtetues i propozuar nga Partia Popullore Zvicerane kërkon që popullsia e vendit të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Sipas projeksioneve zyrtare, Zvicra pritet ta arrijë këtë shifër në fillim të viteve 2040.

Kjo skemë e paprecedentë për të përcaktuar me ligj nivelin e popullsisë vjen në një kohë kur e djathta politike në Evropë po kërkon masa më të ashpra ndaj emigracionit, e nxitur nga pakënaqësia për koston e jetesës, rritjen e dobët ekonomike dhe kriminalitetin.

Nëse propozimi miratohet, arritja e kufirit prej 10 milionë banorësh do të aktivizonte një proces që mund ta detyrojë Zvicrën të heqë dorë nga marrëveshja për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore me Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të të cilit furnizojnë një pjesë të madhe të tregut zviceran të punës.

Popullsia në plakje e Zvicrës tashmë ka kaluar 9 milionë banorë dhe sondazhet tregojnë se opinioni publik është pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë./tch.

LEXO EDHE:

Back to top button