Shtatë denoncime për dhunë në familje brenda 24 orëve, katër persona të arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar shtatë raste të dhunës në familje, ndërsa katër persona janë arrestuar në lidhje me këto raste.

Më 13.06.2026, në orën 16:50, në SPB Ohër është denoncuar se S.K. nga Ohri, në shtëpinë familjare, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij.

Më 13.06.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, një burrë 56-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 13.06.2026, rreth orës 18:00, B.Z. (36) nga një rrethinë e Shkupit, partner i bashkëshortes së tij, me të cilën prej një kohe të gjatë nuk jeton së bashku, u ka bërë kërcënime asaj, atij dhe familjes së tij. Sipas denoncimit, B.Z. edhe gjatë periudhës së kaluar ka bërë kërcënime dhe ka publikuar përmbajtje komprometuese në një rrjet social për bashkëshorten e tij ende ligjore.
Më 13.06.2026, në orën 20:30, në Shkup, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria F.A. (43) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00, në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 21-vjeçare, e njëherësh ka bërë kërcënime ndaj saj dhe partnerit të saj.

Më 13.06.2026, në orën 12:45, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar e privuan nga liria O.B. (44) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 11:55, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, i është kërcënuar bashkëshortes së tij 37-vjeçare dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por është penguar nga vajza e tyre e mitur. Sipas denoncimit, personi për një periudhë të gjatë ka ushtruar keqtrajtim psikik ndaj bashkëshortes së tij. Ai është ndaluar në stacion policor.

Më 13.06.2026, në orën 23:20, në NJPB Gostivar, I.T. (70) nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 18:30, në oborrin e shtëpisë familjare, djali i saj M.T. ka bërë kërcënime ndaj saj dhe vëllait të tij për shkak të kontesteve të pazgjidhura gjyqësore lidhur me pronën familjare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.06.2026, në orën 13:30, në një fshat të Komunës së Makedonska Kamenicës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Makedonska Kamenicë e privuan nga liria S.M. (45) nga Vinica, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të vëllait të tij 41-vjeçar, se për një periudhë të gjatë kohore i denoncuari, në shtëpinë familjare në fshat, e ka keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht atë dhe babanë e tyre, duke u bërë edhe kërcënime. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Dellçevë.
Më 13.06.2026, në orën 15:10, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e kanë privuar nga liria G.F. (55) nga Koçani, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 13:30, në shtëpinë familjare, i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij 49-vjeçare. Sipas denoncimit, në periudhën nga muaji mars i vitit 2021 e deri në ditën e denoncimit, ajo ka qenë e keqtrajtuar psikikisht nga bashkëshorti i saj. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Koçan.
MPB infori se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button